Sun, Nov 24, 2024

Baza e armëve në Tiranë dhe porosia për vrasjen e Domart Konjarit/ GJKKO dënon Akil Kullën me 8.8 vite burg

  • PublishedJune 12, 2024

NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë
30.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Gjykimin e çështjes
penale në ngarkim të të pandehurit Akil Kulla, akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” për
sigurimin, magazinimin, modifikimin dhe rregullimin me qëllim shitjen kundrejt
fitimit të armëve dhe pjesëve të tyre dhe gjetjes së tyre në sasi mjaft të mëdha në
ambjentet në zotërim të tij dhe të të pandehurit Sokol Xhura, sipas paragrafëve 6, 7
dhe 8 të nenit 278 të Kodit Penal, të kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të
strukturuar kriminal” me të bashkëpandehurin Enver Jamaku dhe të pandehurin Sokol
Xhura, të parashikuara nga nenet 278/6, 278/7 278/8, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit
Penal; -Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar
nga neni 279/1 i Kodit Penal, për mbajtjen e dy thikave, të cilat plotësojnë kushtet e
armëve të ftohta, prerëse me tel.
2. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët
Atalanta Zeqiraj, Flora Hajredinaj dhe Rudina Palloj, me vendimin Nr. 36 datë
12.06.2024, vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Akil Kulla lidhur me veprën penale “Mbajtja
pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në
formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal,
parashikuar nga neni 278/6 në lidhje me nenet 28/4, 334 pika 1 të Kodit Penal,
dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Akil Kulla lidhur me veprën penale “Mbajtja
pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar
nga neni 278/7 i Kodit Penal, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al
grupit të strukturuar kriminal, në lidhje me nenet 28/4, 334 pika 1 të Kodit Penal,
dhe dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Akil Kulla lidhur me veprën penale “Mbajtja
pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në
formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal,
parashikuar nga neni 278/8, në lidhje me nenet 28/4, 334 pika 1 i Kodit Penal, dhe
dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Akil Kulla lidhur me veprën penale “Grup i
strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, dhe dënimin e
tij me 2 (dy) vjet burgim.
5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Akil Kulla lidhur me veprën penale “Prodhimi,
mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga neni 279/1
i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
6. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve në një të vetëm duke
u dënuar i pandehuri Akil Kulla me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.
7. Në aplikim të nenit 406 pika 1 të K.Pr.Penale, ulet 1/3 e masës së dënimit duke u
dënuar përfundimisht i pandehuri Akil Kulla me 8 (tetë) vjet e 8 (tetë) muaj
burgim.
8. Referuar ligjit nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim
dhe të paraburgosurve”, vuajta e dënimit për të pandehurin Akil Kulla fillon nga
dita e ekzekutimit e vendimit dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
9. Shpenzimet gjatë fazës së hetimit paraprak dhe ato të gjykimit të kryera lidhur me
të pandehurin Akil Kulla i ngarkohen atij.
10. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, nga e
nesërmja e marrjes dijeni lidhur me vendimin e arsyetuar.



AlbaniaWeb.net