Çiljeta për rrugëtimin e saj në fermë: Kam mbuluar të tjerët!
Sot është dita e fundit e spektaklit “Ferma VIP”. Finalja e madhe do të mbahet mbrëmjen e sotme ku do të zgjidhet fitues një prej 6 finalistëve.
Sakaq, një prej fermereve ka folur lidhur me rrugëtimin e saj në fermë. Bëhet fjalë për Çiljetën. Fermerja është shprehur se është treguar e drejtë me të gjithë dhe nuk ka lënduar asnjë. Sakaq ajo u shpreh gjithashtu ë se ashtu siç është në përditshmëri është sjellur edhe me të tjerët.
“Madje kam marrë dhe gjëra përsipër për të mbuluar të tjerët”-shtoi ndër të tjera këngëtarja.
“Unë natyrë që t’i hyj njeriu në hak është shumë e vështirë, nuk ndodh. Dhe kur pendohem me ndonjë gjë, ndodh në sekondë dhe i kthehem pas. E kuptoj dhe di si t’i rrgeulloj gjërat, ashtu siç kam bërë në jetën time. Madje kam marrë dhe gjëra përsipër për të mbuluar të tjerët”, tha Çiljeta.