Wed, Nov 27, 2024

Fiks Fare/ E mitura refuzon prindërit pas bashkëjetesës! Psikologja: Pengohet nga nga familja e djalit! Policia: Ligji s’e kap

  • PublishedJune 12, 2024

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një të miture me origjinë nga Lushnja, por që prej një viti jetonte me një djalë në Rrogozhinë.

Mamaja e të miturës u ankua në emisionin Fiks Fare se vajza e tyre 17 vjeç prej 1 viti bashkëjeton dhe nuk i kthen asnjë përgjigje.

Sipas të ëmës së të miturës , kjo e fundit  nuk ju hap as telefonin prej shtatorit. Kur i shkojnë në banesën që jeton dhe me prindërit e djalit nuk i hapin derën.

“Kam frikë se mos e mbajnë në presion.Ne jemi ankuar kudo, por nuk na ndihmon askush . Vajza është e mitur me atë djalin u lidh që 16 vjeç, por pastaj i shkëputi marrëdhëniet me ne. Unë e dalloj që ajo ka një problem, që është në presion”- thotë e ëma e përlotur.

Fiksi solli takimet që familjarët bënë me Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe me policinë. Në institucionin e parë u përballën me përgjigjen se vajza nuk do të vijë tek ju dhe kështu nuk kemi si e sjellim.

Ndërkohë në polici një inspektor u thotë prindërve se ka ndryshuar ligji për të miturit. Kështu sipas tij një individ mund të krijojë familje që 16 vjeç  dhe vajza është 17. Kështu nuk kanë çfarë të bëjnë.

Gazetarët e Fiksit, morën një përgjigje nga psikologja e shkollës , Rexhina Memolla e cila tha se nga takimet me vajzën ka kuptuar se pengohet nga familja e djalit për të shkuar te familja biologjike.

Ndërkohë punonjësja e Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve , Manjola Gjuzi, tha se kanë menduar se interesi më i lartë i të miturës është të rrijë ku ajo do dhe se këtë vendim e mori ajo edhe pse nuk është psikologe.

Sipas punonjëses Gjuzi, e mitura duhet të rrijë te prindërit biologjikë dhe tani që Fiksi vajti mjafton të shkojnë prindërit dhe do t’i drejtohen gjykatës në mënyrë që me një vendim gjyqësor vajza të merret dhe të çohet në shtëpinë e saj.

Por ndryshe nga punonjësja e bashkisë, punonjësi i policisë së shtetit në Komisariatin e Rrogozhinës  thotë se 17 vjeçarja tashmë është e rritur dhe se ligji ka ndryshuar, sipas tij që 16 vjeç ajo mund të krijojë familje.

Altin Azizaj, Drejtor i CRCA thotë se e mitura duhet të qëndrojë vetëm me prindërit . “Nëse Njësia e Mbrojtjes se Fëmijëve nuk e bind dot që vajza të flasi me psikologe atëherë duhet t’i drejtohet gjykatës dhe vajza të shkojë tek prindërit, ndërkohë polici në Rrogozhinë që thotë se 17 vjeçarja mund të krijojë familje dhe nuk është e mitur ka gabuar, sepse mosha e të miturve është deri në 18 vjeç” thotë Azizaj .