Ndërron jetë 20-vjeçari shqiptar në Greqi, u konfliktua me pesë persona
Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana të paqarta në Kalives të Bashkisë Apokoronou në Hania.
Orgito Lloci, 20 vjec është konfliktuar fillimisht me dy shtetas grekë, një rumun, një gjeorgjian dhe një bullgar.
Pas përfundimit të konfliktit e ndërsa të dyja palët ndodheshin në vendngjarje, Lloci nuk është ndier mirë.
Menjëherë është thirrur ndihma e parë, duke e transportuar 20 vjeçarin shqiptar drejt spitalit të Hanias ku ndërroi jetë.
Policia greke ka shoqëruar 5 personat e konfliktuar me 20 vjeçarin shqiptar ndërkohë që ka urdhëruar kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.