Tue, Nov 26, 2024

Prokuroria kontraktoi një ekspert të dënuar për vlerësimin e rrugës Kardhiq-Delvinë

  • PublishedJune 12, 2024

Pesë vjet më parë, kontraktoi një ekspert të dënuar me vendim të formës së prerë për “ekspertim të rremë” dhe pa të drejtë ushtrimi profesioni për të vlerësuar tenderin e rrugës , që po hetohej për favorizimin e një kompanie private në procedurat prokuruese.

Pesë vjet më vonë, ky fakt u zbulua në procesin gjyqësor kundër ish-drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar, dhe zyrtarëve të tjerë në Gjykatën e Posaçme, duke sjellë shtyrjen e procesit deri në kryerjen e një akt-ekspertimi të ri.

Gjykata e Posaçme deklaroi paligjshmërinë dhe papërdorshmërinë e aktit të ekspertimit të kryer në vitin 2019 në seancën paraardhëse, pasi të pandehurit ngritën pretendime se ekspertët e caktuar në atë kohë nga prokuroria kanë qenë të palicensuar dhe njëri prej tyre, i dënuar.

Gjykata vendosi gjithashtu që të kryhet një ekspertim i ri. Të pandehurit dhe përfaqësuesit e tyre ligjorë e kontestuan këtë vendim, duke e cilësuar të padrejtë kryerjen e një ekpsertimi të ri pas pesë vitesh.

Të martën, ekspertët e pranishëm në seancë kërkuan dy muaj kohë për kryerjen e ekspertimit të ri. Për rrjedhojë, gjykata e shtyu seancën afër afatit maksimal të mundshëm, për më datë 9 korrik, në orën 13:00.

Sonila Qato dhe vartësit e saj akuzohen nga SPAK se favorizuan një shoqëri në hije për tenderin e tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë në 2019-ën – që solli dhe dorëheqjen e Qatos në shtator të atij viti. ngriti grup pune në vitin 2019 për të verifikuar punimet e kryera nga kompania “…” në tunelet e rrugës së Arbrit, që i ishin dhënë me koncesion nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Kontrolli erdhi pasi kjo shoqëri garoi për tenderin 19 milionë euro në rrugën Kardhiq – Delvinë, duke pretenduar se ishte skualifikuar me të padrejtë.

Sipas SPAK, ARRSH ka iniciuar një hetim administrativ për zbatimin e kontratës koncesionare të rrugës së Arbrit, duke prodhuar të dhëna të rreme për të argumentuar skualifikim e kompanisë “Gjoka” nga tenderi”. Prokuroria i akuzon anëtarët e grupit të punës për “Falsifikim të dokumenteve”, me argumentin se kanë përgatitur në të njëjtën ditë dy raporte që ndryshojnë nga përmbajtja.

Gjithashtu, pretendohet se përmbajtja e këtyre raporteve ka rezultuar në kundërshtim edhe me dokumentacionin e dorëzuar nga ana e bashkimit të operatorëve “Gjoka Konstruksion”, si dhe janë vlerësuar prej prokurorisë tërësisht të ndryshme nga të dhënat e përftuara nga procesverbali i këqyrjes së realizuar nga Policia Gjyqësore apo dhe aktit të ekspertimit të kryer nga ana e ekspertëve të caktuar nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda – akt ekspertimi që u vlerësua i pavlefshëm në seancën parardhëse.