Sun, Nov 24, 2024

“Shqipëria, Evropa e Ballkanit”, Rama për Kalendarin Kombëtar Turistik: Turistët do të bëjnë personalizimin e planeve të tyre të udhëtimit

  • PublishedJune 12, 2024

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në eventin e promovimit të kalendarit turistik veror.

Rama: Nga jemi nisur është gjithmonë e më pak e rëndësishme për ne, gjithmonë me e rëndësishme për në është se ku duhet të shkojmë, maja e vitit 2030 pikë jo vetëm transformimi do bëhet i pakthyeshëm por kur Shqipëria do të rrezatojë shëmbëlltyrën e një vendi që është Evropa e Ballkanit. Do bëjë të mundur turistëve që të bëjnë personalizmin e planeve të tyre të udhëtimit. dhe po ashtu të kenë dispozicion harta tre dimensionale dhe opsione të reja për të pasur një përvojë sa më të plotë të vizitës së tyre në vendin tonë, nuk është vetëm ky aspekt sepse ajo që është e rëndësishme të theksohet është se aplikacioni në fund të fundit është një pasqyrë për të parë atë që ndodh në realitet, në realitet kemi përfshirë një komponent që çdo vit bëhet më e rëndësishëm, aktiviteti të përditshëm kulturor dhe artistik si një hapësirë që i ofron turistëve dhe vizitorëve mundësi.

Platforma digjitale Kombëtare e Turizmit TEA tashmë është kthyer në një udhërrëfyes jo vetëm të eventeve në destinacionet turistike të Shqipërisë, po edhe me shumë njësi shërbimin duke kryer detyrën e një sporteli digjital “one stop shop”, me qëllim lehtësimin e qëndrimin e çdo turisti dhe vizitori në vendet e tyre të pushimit.



AlbaniaWeb.net