Mon, Nov 25, 2024

Spalletti-t i “zhduken” mesfushorët, Barella e Fagioli stërviten të diferencuar, shqetësime edhe për Frattesi-n (VIDEO)

  • PublishedJune 12, 2024

Afro 5 mijë tifozë i dhuruan një pritje të ngrohtë Italisë në seancën e parë stërvitore në tokën gjermane. Luciano Spalletti dhe stafi i tij kanë nisur punën me kohë të plotë për të përgatitur sfidën e parë në “Euro2024”, atë kundër Shqipërisë. “Azzurrët” nuk vijnë në kushte perfekte në këtë sfidë, pasi trajneri Spallatti ka ende dyshime në lidhje me formacionin, kjo e kushtëzuar nga forma e disa lojtarëve, mbi të gjitha e tre mesfushorëve.

Shqetësimi më i madh mbetet Nicolo Barella. Mesfushori i Inter nuk ishte i pranishëm në miqësoren e fundit kundër Bosnjes, ndërsa zhvilloi një seancë të diferencuar. Barella punoi vetëm me topin dhe me vrapime të lehta. Në mënyrë të diferencuar u stërvit edhe Nicolo Fagioli, me mesfushorin e Juves që punoi në palestër.

Në dyshim është edhe forma fizike e Davide Frattesi-t, me mesfushorin e Inter që punoi vetëm në aspektin atletik, ndërsa më pas u ndal duke mbyllur stërvitjen në palestër, nuk mori pjesë në ndeshjen e kontrollit.

Raspadori
Raspadori

Në një moment, stafi u shqetësua edhe për Raspadori-n i cili mori një goditje në këmbën e djathtë. Pavarësisht këtyre shqetësimeve, atmosfera ishte pozitive në kampin stërvitore “azzurr”.

()

AlbaniaWeb.net