Tiranës i mungojnë disa lojtarë kryesorë, ish-futbollistit të Kombëtares i kërkohet… prishja e kontratës
Tirana dje nuk ishte e plotë. Kështu, skuadrës i mungonin disa lojtarë, madje kryesorë. Binte në sy mungesa e Liridon Latifit.
Zyrtarisht në ekip nuk kishin asnjë sqarim zyrtar për lojtarin. Mësohet se futbollistit i është kërkuar prishja e kontratës, por nuk dihet nëse do të ndodhë një gjë e tillë apo nëse Latifi do të jetë në stërvitje. Në skuadër nuk ishte as Fjoart Jonuzi.
Lojtari nuk e ka mbyllur marrëveshjen me bardheblutë, por kishte marrë lejepër ditën e parë. Pritet të jetënë skuadër gjatë ditëve në vazhdim.
Në sy gjatë ditës së djeshme ra edhe mungesa e Mustafë Abdullahut dhe Jordi Jakut. Të dy me kombëtaret e Shqipërisë dhe Kosovës dhe ku ishin disaditë më shumë leje.
Në ekip, pritet Najdovski që ka vënë disa kushte të kalueshme si dhe Ilion Lika. Deri ditën e premte, ekipi do të jetë i plotësuar në 90% të tij.