Sun, Nov 24, 2024

U martua para 7 muajsh, Billy Ray Cyrus bën kërkesë për divorc

  • PublishedJune 12, 2024

Billy Ray Cyrus ka bërë kërkesë për divorc nga Firerose.

Më pak se një vit pasi çifti u martua në tetor 2023, ylli 62-vjeçar i muzikës ‘country’ bëri kërkesë për divorc nga këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Johanna Rose Hodges.

Dokumentet e gjykatës përmendin mospajtimet dhe sjelljet e pahijshme martesore si arsye të divorcit, ndërsa Cyrus kërkon gjithashtu anulimin e martesës për shkak të mashtrimit.

Cyrus dhe Firerose, nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

Dy muzikantët ishin miq për vite përpara se të fillonin të shkruanin këngë së bashku gjatë pandemisë COVID-19. Ata filluan të takoheshin në vitin 2022 dhe u fejuan më vonë atë vit, përpara se të lidheshin me martesë në tetor 2023.

“23/10/23 do të jetë gjithmonë dita e bukur dhe e gëzueshme e dy shpirtrave tanë të bashkuar si një në martesën e shenjtë ”, shkruan ata në një postim të përbashkët në Instagram në atë kohë.