U pezullua pas shpërthimit në magazinën e deputetit të PS ku humbën jetën babë e bir, GJKKO kthen në detyrë kreun e IMT (Emri)
Kreu i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Lushnjë, Robert Kola, është rikthyer në detyrë.
GJKKO ka vendosur se masa ndaj Kreu i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Lushnjë, Robert Kola, i cili u pezullua nga detyra dhe iu ndalua një detyrë publike, e ka humbur fuqinë.
Gazetarja e AlbaniaWeb.net Anila Hoxha bën me dije se Kola tashmë është liruara nga masat e vendosura më parë ndaj tij, pas shpërthimit që ndodhi në magazinën e deputetit të PS, Bujar Çela.
Kujtojmë se si pasojë e shpërthimit mbetën të vdekur atë e bir, Roland dhe Lidio Hoxha, u plagosën shtatë të tjerë dhe u shkaktuan dëme të mëdha materiale në banesat dhe bizneset pranë.
AlbaniaWeb.net