Alarm tek Franca, Theo Hernandez lë stërvitjen, rrezikon debutimin në Euro 2024
Fati në këtë prag evropian po tregohet shumë i “ashpër” me skuadrat e mëdha kombëtare, teksa dëmtimet janë kryefjala e këtyre ditëve. Nëse Holanda deri tani ka qenë skuadra më e prekur nga këto dëmtime, edhe tek Franca e Didier Deschamps nuk janë të qetë. Shkak është bërë “ylli” i Milanit Theo Hernandez, i cili u detyrua të lërë stërvitjen me “Gjelat”, për shkak të një problemi fizik, vetëm 20 minuta pasi seanca në Padeborn e kombëtares së Didier Deschamps kishte nisur. Mediat në Francë e vendosin në pikëpyetje aktivizimin e tij në ndeshjen hapëse, atë që Franca do ta luajë, përballë Austrisë, ditën e hënë, datë 17 Qershor. Orët në vijim do të jenë deçizive për të kuptuar shkallën e dëmtimit dhe vendosur më pas nëse Theo do të jetë i gatshëm apo jo për sfidën e parë.