Thu, Nov 28, 2024

“E ke mendjen tek ballkoni”, pas debateve të ashpra Vokshi-Ndreca, anëtarët e maxhorancës largohen nga mbledhja e Komisionit Hetimor të Koncesioneve në Shëndetësi

  • PublishedJune 13, 2024

Pas debateve të ashpra Vokshi-Ndreca, anëtarët e maxhorancës largohen nga mbledhja e Komisionit Hetimor të Koncesioneve në Shëndetësi.

Ndreca: Je askushi

Vokshi: Pse u skuqe, pse u shqetësove?

Ndreca: Nëse do më lësh të bëj detyrën tonë. Nuk e vlerëson ti, e vlerësojnë qytetarët e Shqipërisë, punën time s’e vlerëson ti se Zoti na ruajt po ta vlerësoje ti.

Vokshi: Po shantazhon dhe kërcënon dëshmitarin vetëm për t’u hakmarrë për raportin që KLSh kur ke abuzuar në Ministrinë e Arsimit.

Ndreca: Ti e ke mendjen tek ballkoni

Vokshi: Ta dërgoi Rama pyetjen? Zoti Ndreca qetësohu, do t’ju përjashtoj nga komisioni, nuk kërcënoni dot juve, çfarë thua, keni monopolizuar komisionin.

Mziu: Je në konflikt interesi

Ndreca: Merrni masa dhe për mua

Vokshi: Mos u intimido

Ndreca: Albana, të lutem, Albana. Sa kam parë si puna jote

Mziu: Ke bërë shumë

Ndreca: Ju merreni me kërcënime idiote

Vokshi: E keni humbur toruan fare.



AlbaniaWeb.net