Thu, Nov 28, 2024

Ferrari 130 mijë euro, apartamente dhe toka/ Publikohen pamje nga sekuestrimi i pasurisë së 36 vjeçarit me vlerë 1.8 milionë euro

  • PublishedJune 13, 2024

DVP Fier/Finalizohet operacioni i koduar “Real estate”,për sekuestrimin e pasurive që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në drejtimin e Prokurorisë, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Fierit, për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme  të shtetasit A. M., 36 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se i ka përfituar këto pasuri nga veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë Shqipërisë.

Konkretisht, janë sekuestruar pasuritë si më poshtë:

2 sipëfaqe toke arë, në total 6831 m2, në Fier;

3 sipërfaqe toke truall, në total 630 m2, në Fier;

njësi shërbimi me sipërfaqe 200 m2, në Fier;

njësi 2 kate me sipërfaqe 625 m2, në Fier;

njësi me sipërfaqe 100 m2, në Fier;

apartament me sipërfaqe 127 m2, në Tiranë;

1 vendparkim në Tiranë;

12 automjete;

2 llogari bankare me vlerë rreth 120 000 euro.

Vijon puna hetimore për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të këtij shtetasi, që mund të jenë përfituar nga veprimtaritë kriminale.



AlbaniaWeb.net