Thu, Nov 28, 2024

Hidhet shorti në Komisionin e Ligjeve, zgjidhen kandidatët për anëtarë në KLP dhe KLGJ

  • PublishedJune 13, 2024

Komisioni për Çështjet Ligjore, me kryetare Klotilda Bushkën, hodhi shortin për kandidatët për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Dy kandidatët për vakancën në KLP u zgjodhën avokatët Saimir Kola dhe Erind Mërkuri, ndërsa kandidatët për KLGJ-në u zgjodhën Artan Reçi dhe Albens Tabaku.

Hapi i radhës është votimi në Kuvend, ku anëtarët që do të zgjidhen duhet të kenë të paktën 84 vota. Nëse nuk arrijnë të grumbullojnë 84 vota, procesi do të ripërsëritet në Komisionin e Ligjeve.



AlbaniaWeb.net