Thu, Nov 28, 2024

Mbyllet konferenca e INTERPOL/ Dakordësi për bashkëpunim në luftën me krimin e organizuar

  • PublishedJune 13, 2024

Ashtu si dhe në shumë fusha të jetës Inteligjenca artificiale pritet të vijë në ndihmë edhe në luftën ndaj krimit të organizuar.

Kjo u diskutua në konferencën e 51 të Interpolit ku u diskutua për implementimin e inteligjencës artificiale në sistemet e Interpol për të përpunuar të dhënat e ardhura nga shtete të ndryshme.

monitorimi i komunikimeve mes grupeve kriminale, transaksioneve financiare të tyre si dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet agjencive të ndryshme për të shkëmbyer informacione në kohë realedo të jenë armët e reja kundër krimit për të garantuar sigurisë në Europë dhe jo vetëm.

“Gjatë kësaj konference ne kemi folur për rëndësinë e shkëmbimit ndërkombëtare të informacionit. Ndryshimet e shpejta teknologjikë sfidat e enkroptimit dhe dekriptimit, përpunimi i të dhënave ku Interpol ka një rol të madh.

Kemi nevoje për mjete inovative për të përballuar këto ndryshime të shpejta teknologjike. Na duhen mjete për këtë cunam informacioni. Europa ka miratuar ligje për aktin e inteligjencës artificiale ku tregohen kushtet ku organet ligj zbatuese mund ta përdorin për kërkime dhe inovacion”-u shpreh zv.president i Interpol, Peter De Buysscher.

Krimi nuk njeh kufij prandaj nevoja për bashkëpunim mes vendeve  është shumë e domosdoshme dhe Interpol me kapacitetet e tij do të jetë në një rol koordinues kundër krimit të organizuar dhe atij kibernetik por edhe çdo lloj paligjshmërie.

Jo vetëm luftimin e krimit por Interpol nëpërmjet rrjeteve të gjera të informacionit do të synojë parandalimin e tendencave kriminale që cenojnë sigurinë  europiane dhe atë globale. Mikpritësit e ardhshëm të konferenca së radhës së Interpol do të jenë spanjollët në Madrit.



AlbaniaWeb.net