Bebe Rexha “hot” në fotot e fundit, por gjithë vëmendjen e mori përshkrimi në shqip
Bebe Rexha, këngëtarja me famë ndërkombëtare që i ka bërë jehonë vendin tonë me hitet e saj, nuk e ka mohuar kurrë origjinën. Madje ajo gjen shpesh raste për të përshëndetur në gjuhën shqipe, apo festuar më këngë e valle tradicionale shqiptare.
Së fundmi, vëmendjen e ka marrë një postim i saj në rrjete sociale, ku shfaqet në formë dhe mjaft tërheqëse. Ylli shqiptar në përshkrimin e kësaj fotoje ka zgjedhur të “flasë” në shqip: Ku gjen më mirë?
Kaq ka mjaftuar që fotoja të marrë vëmendjen e gjithë shqiptarëve të cilët kanë komentuar dhe pëlqyer postimin.