Euro 2024/ Italia e plotë përballë Shqipërisë, stërviten me grupin Barella dhe Fagioli
Lajme të mira vijnë nga kampi i skuadrës italiane, teksa të dy mesfushorët si Barella po ashtu edhe Fagioli, të cilët ishin në dyshim deri pak ditë më parë, lidhur me aktivizimin e tyre në përballjen ndaj kombëtares tonë, ditën e sotme janë parë duke kryer stërvitje të plotë me grupi.
Në këtë mënyrë, shtohen mundësitë për aktivizimin e Barella-s nga minuta e parë në sfidën ndaj kuq e zinj-ve, ndërkohë që Fagioli mund të jetë i gatshëm përgjatë ndeshjes, nëse Spalletti do të ketë nevojë për shërbimet e tij.
Me përfshirjen e Barellas dhe Fagiolit në grupin e “azzurrëve”, skuadra e Luciano Spallettit është e plotë, në prag të sfidën me Shqipërinë. Tashmë i takon ish teknikut të Napolit që të përzgjedhë 11 titullare, për sfidën e së shtunës.