Sun, Nov 24, 2024

Seanca në Apelin e Posaçëm për Belerin/ Avokatët: Autorizimi për përgjimin në kundërshti me ligjin! Kërkojmë përjashtimin e gjyqtares

  • PublishedJune 14, 2024

Në Apelin e Posaçëm po mbahet seanca gjyqësore për Alfred Blerin, i akuzuar për korrupsion në zgjedhje.

Beleri është paraqitur në seancë bashkë me Pandeli Kokaveshin, të dënuar nga shkalla e parë për korrupsion në zgjedhje, sipas gazetares së AlbaniaWeb.net, Anila Hoxha.

Avokatët e Belerit: Çështja është caktuar në mënyrë manuale këtij trupi gjykues  dhe nuk është zgjedhur me short. Në këto kushte veprimi procedural është i pa vlefshëm, pasi relatori caktohet me short. Kërkojmë përjashtimin e gjyqtares  Daniale Shirka në cilësinë e kryesueses, sepse nuk jeni caktuar me short.

Avokatët e Blerit: Kërkojmë përjashtimin e gjyqtares Daniela Shirka sepse nuk është e caktuar me short. Ne do depozitojmë kërkesë me shkrim për pëerjashtim.

Prokurori Adnand Xholi: Është një kërkesë që nuk e pezullon procesin gjyqësor dhe për ne duhet të vijojë seanca.

Gjykata: Kërkesa për përjashtim nuk është shkak për të ndërprerë seancën. Gjykimi do të vijojë procesin dhe çel seancën gjyqësore.

Avokatët e Belerit: Nuk janë respektuar afatet për njoftimin e avokatëve dhe nuk mund të realizojmë një mbrojtje efektive për Belerin.

Gjykata çel seancën dhe vijon procesin ndaj Alfred Belerit dhe Pandeli Kokaveshit.

Avokati i Kokaveshit: Përgjimet janë kryer në mënyrë të pa ligjshme. Përgjimet janë të pa autorizuara por edhe veprimet simuluese. Gjithashtu akt marrëveshja për bashkëpunim mes Arsen Rames dhe prokurorisë është e pa vlefshme dhe jo konform procedurave ligjore. Të gjitha veprimet e përgjimit që janë bërë nëpërmjet Arsen Ramës janë të pa përdorshme.

Avokati i Kokaveshit: Kërkojmë ndryshimin e vendimit të shkalles së parë dhe shpalljen e pa fajshëm të Pandeli Kokaveshit.

Avokate e Belerit: Beleri e ka kundërshtuar në çdo moment proceduarial akuzën e prokurorisë. Autorizimi për përgjimin dhe vëzhgimin ndaj Belerit dhe stafit elektoral ka dalë në kundërshti me ligjin. Edhe marrëveshja mes prokurorisë dhe Arsen Ramës ka shkelje të renda procedurale. Përgjimi dhe provat e gjetura në telefonin e Arsen Ramës nuk janë marrë në formën e duhur ligjore dhe nuk mund të përdoren si provë në gjykatë kundër Belerit.

Arsen Rama nuk është as votues në bashkinë e Himarës dhe në datën 8 kur pretendohet se ai është takuar me Belerin ai nuk ka qenë fare në Himarë dhe kjo provohet nga qelizat telefonike që tregojnë se ai nuk ka qenë në Himare në atë datë.

Avokatja: Vendimi i gjykatës së shkallës së parë është dhënë mbi prova të paligjshme. Gjykata e ka dhënë vendimin mbi përgjimet dhe vëzhgimet.



AlbaniaWeb.net