Zyrtare, çdo fillim e ka një fund, mbrojtësi largohet nga Dortmund pas 13 vitesh
Çdo fillim e ka një fund. Muts Hummels largohet nga Dortmund1 pas 13 vitesh. Lajmin e ka dhënë vetë mbrojtësi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Të dashur tifozë, aventura ime verdhezi po merr fund pas 13 vitesh në total. Për mua ishte një nder dhe kënaqësi e madhe që luajta për BVB për kaq gjatë” – shkruan ai. Në total, Hummels numëron 508 paraqitje për Dortmund, ku ka realizuar 38 gola dhe ka dhuruar 23 asiste.
Kujtojmë se nga Dortmund janë larguar edhe sulmuesi Marco Reus dhe trajneri Edin Terizc. Klubi nga “Signa Iduna Park” do bëjë shumë ndryshime në verë, ku edhe disa lojtarë të tjerë pritet të ikin.
(J.S/)