Fri, Nov 29, 2024

Princesha Kate bën paraqitjen e parë publike, që nga diagnostikimi me kancer

  • PublishedJune 15, 2024

Princesha e Uellsit, Kate Middleton ka bërë paraqitjen e parë publike pas gati shtatë muajsh, kur u diagnostikua me kancer.

Mediat e huaja si “Telegraph” kanë publikuar pamje të saj, ku ajo shihet në veturë.

Ajo po merr pjesë në festën e ditëlindjes së Mbretit Charles.

Të premten, Kate në një njoftim tha se ka përjetuar “ditë të mira dhe ditë të këqija” gjatë kimioterapisë dhe pret që trajtimi i saj të vazhdojë edhe disa muaj.

Jam duke bërë progres të mirë, por secili që ka kaluar kimioterapinë e di që ka ditë të mira dhe ditë të këqija.” – ka thënë princesha.

Ajo pritet ta ndjekë paradën pranë familjes nga ballkoni mbretëror.

Ky sipas mediave të huaja, është një moment i veçantë, pasi princesha pritet ta bëjë paraqitjen e parë publike që nga Dita e Krishtlindjeve.

Por kjo nuk do të thotë që ajo do t’i rikthehet detyrave publike, dhe përgjatë procesit të shërimit, secila paraqitje duhet të bëhet me këshillën e mjekëve.

Jam prekur shumë nga të gjitha mesazhet e përkrahjes dhe inkurajimin përgjatë muajve të fundit. Me të vërtetë ka bërë një dallim të madh për mua dhe William dhe na ka ndihmuar të dyve gjatë disa prej kohëve më të vështira”.