Mon, Nov 25, 2024

Në ditën e baballarëve, Dua Lipa shpreh mirënjohjen ndaj babait të saj

  • PublishedJune 16, 2024

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Baballarëve. Me këtë rast këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka bërë një dedikim për të atin.

Ajo ka publikuar një fotografi krah Dukagjin Lipës, teksa shpreh fjalët më të mira për të.

“Urime ditën e baballarëve. Të dua shumë”, ka shkruar ajo.

Dukagjini është menaxheri dhe krahu i djathtë i artistes me origjinë nga Kosova.

Veç Dukagjinit, Dua ruan një raport shumë të mirë edhe me nënën e saj, Anisën, motrën Rinën si dhe vëllanë, Gjinin.