Fri, Nov 22, 2024

Bie miti “tiki-taka”, pas 16 vitesh Spanja lëshon kontrollit të topit, De La Fuente hap një cikël të ri

  • PublishedJune 17, 2024

Ky Evropian pritet të thyejë shumë tabu, ku mes rekordeve është edhe Nedim Bajrami, 23 sekonda për të shënuar golin më të shpejtë në histori. Sfida tjetër e Grupit B, Spanjë-Kroaci prodhoi një përfundim që nuk shihej prej kohësh. Për herë të parë, pas 2008, Spanja humbet një duel në lidhje me mbajtjen e topit, 54% në favor të Kroacisë.

Sipas Corriere della Sera, ky është fundi i tiki-taka së famshme, tani “Furia e Kuqe” është një tjetër skuadër, me vertikale, më agresive dhe më cinike. De La Fuente ka fshirë përfundimisht këtë filozofi loje që spanjollët e kthyen në art duke fituar 2 Evropiane dhe 1 Botëror.

Me kalimin e viteve, kjo strategji nisi të bëhej jo efikase, madje në Botërorin e Katarit, Spanja mbajti 77% topin përballë Marokut, por në fund u eliminuan.

()

AlbaniaWeb.net