Fri, Nov 22, 2024

Dhuna në Gelsenkirchen, mashtrimi i mediave serbe, bën përgjegjës tifozët kuqezi, ja si qëndron e vërteta (VIDEO)

  • PublishedJune 17, 2024

Serbi-Angli ashtu siç pritej, solli kaos në rrugët e Gelsenkirchen, me tifozët ultras që u përplasën dhunshëm. Situata për një kohë të gjatë doli nga kontrollit, me tifozët e dy përfaqësueseve që nuk kursyen asgjë, nga karriget te sendet e forta. Nga përplasja e dhunshme u plagën rëndë një tifoz anglez dhe një polic.

U desh ndërhyrja e forcave të rendit për të qetuar situatën. Ajo që shqetëson në këtë pikë është dezinformomi që mediat serbe i bën kësaj ngjarje, duke përshirë me pa të drejtë tifozët shqiptarë, duke i cilësuar ata si përgjegjës për fillimin e trazirave.

Ndërkohë policia gjermane, por dhe mediat ndërkombëtare, duke iu referuar dëshmitarëve nuk përmenden në asnjë moment përfshirjen e tifozëve shqiptarë. Pas ngjarjes, sipas Sky Sport, u arrestuan 7 tifozë serb.

()

AlbaniaWeb.net