Fri, Nov 29, 2024

“E nisi mbretëresha, e përfundoi Mbreti”, deputeti i PS reagon pas lënies në fuqi të ‘non grata’ britanike të Berishës: Nuk ia morën parasysh as…

  • PublishedJune 17, 2024

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pasi ish-kryeministri Sali Berisha e humbi apelin në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” në Londër, me Ministrinë e Punëve të Brendshme, “Home Office”.

Në një reagim në rrjetet sociale, Braçe shkruanb me nota ironie se ‘e nisi mbretëresha dhe e përfundoi mbreti’ dhe ashtu siç e deshi, vendimi sipas tij u vulos me vendim gjykate.

Braçe shprehet se drejtësia britanike ka shqyrtuar faktet për korrupsion, gjë sipas tij nuk guxohet nga drejtësia shqiptare.  ‘E dyta-as ja ka marr kush parasysh imunitetin si ish President e ish Kryeministër’,-shton Braçe.

E nisi mbretëresha e përfundoi mbreti. Salih Berisha non grata në Mbretërinë e Bashkuar. E donte me gjykatë, me gjykatë ja dhanë.

Por përtej kësaj gjykata ka bërë dy gjëra. E para ka shqyrtuar fakte për korrupsionin, ndërhyrjen në drejtësi etj, gjë që këtu tek ne nuk kanë guxim ti shohin.

E dyta-as ja ka marr kush parasysh imunitetin si ish President e ish Kryeministër! Pas kësaj nuk besoj qe te kenë rrjedhur deri aty sa te akuzojnë Edi Ramën se është pas gjykatës; Pas Mbretëreshës e pas Mbretit mundet! Pas gjykatës, vështirë shumë.”-shkruan Braçe në reagimin e tij.

 



AlbaniaWeb.net