Gjyqtarët e ndeshjes Kroaci – Shqipëri, i besohet një trupe franceze
Shqipëria do të luajë të mërkurën ndaj Kroacisë ndeshjen e dytë në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” në stadiumin “Volksparkstadion” të Hamburgut, duke nisur nga ora 15:00.
Sfida e dytë e kuqezinjve në Europian do të gjykohet nga një trupë arbitrash francezë. Kryesori i këtij takimi do të jetë François Letexier, teksa asistentët e tij do të jenë Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni.
Në rolin e arbitrit të katërt në këtë ndeshje është emëruar Sandro Schärer. Ndërsa, Willy Delajod do t’i vijë në ndihmë arbitrit kryesor François Letexier nga dhoma e VAR-it.
AlbaniaWeb.net