Wed, Nov 27, 2024

Dy rekorde në një ditë për Klaus Gjasulën, Shqipëria vijon të shkruajë historinë në Europian

  • PublishedJune 19, 2024

Shqipëria mori një barazim dramatik në fundin e takimit me Kroacinë me rezultatin 2-2 dhe kjo falë Klaus Gjasulës.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare hyri në fushë në minutën e 73’, për të zëvendësuar Qazim Laçin dhe pas tre minutash ishte i pafat pasi shkaktoi një autogol. Por në fundin e takimit ishte pikërisht ai, i cili nuk gaboi nga shumë afër për të dalë me pikë nga ky takim.

34-vjeçari hyri kështu në historinë e Europianit, njësoj si Nedim Bajrami, por kësaj radhe jo me golin më të shpejtë, por me golin e barazimit që është shënuar më vonë në një Europian, në minutën e 94 e 23 sekondave.

Por ky nuk ishte rekordi i vetëm që Gjasula vendosi, pasi ai u bë gjithashtu dhe lojtari i parë në Europian ose Botëror që hyn nga stoli dhe shënon një gol dhe një autogol.



AlbaniaWeb.net