Monoliti ‘pasqyrë’ rishfaqet në Las Vegas pas zhdukjes, policia në kërkim të autorëve misteriozë (fotot)
Mes disa çudirave të viteve të fundit janë dhe disa monolitë të panjohur që kishin nisur të shfaqen në vende të ndryshme të globit, pa u mësuar se cilët janë përgjegjës apo cila është simbolika e tyre.
Një prej monolitëve të tillë, i zhdukur tre vjet më parë në SHBA duket se është rishfaqur në Las Vegas dhe ka habitur autoritetet për prejardhjen apo qëllimin e tij.
Kollona misterioze ‘pasqyrë’ u gjet në një kalim të njohur alpinistësh në shtetin e Nevada tre vjet pasi një e ngjashme ishte gjetur e më pas zhdukur aty gjatë kohës së pandemisë.
Pamje të pazakonta të bllokut të metaltë u publikuan në media, të objektit me pamje nga mali Gass Peak.
Prej sipërfaqes së tij reflektive pasqyrë, objekti fshihet thuajse krejtësisht me sfondin shkëmbor natyror duke u bërë i padallueshëm.
Policia e Las Vegas komentonte zbulimin në rrjetin X.
Ata shkruanin: “Ekskursionistët e këtij kalimi malor kanë gjetur shumë surpriza të çudtishme si mot i vështirë, mungesë uji … por asnjëherë diçka të tillë!
“Në fundjavë grupet e ndihmës së Las Vegas Metro pikasën këtë monolit misterioz veri të luginës. Si ka ardhur kjo këtu??”
Nuk dihet se çfarë loje luhet me objektet por diçka thuajse identike u gjet në këtë qytet dhe në dhjetor 2020, poshtë shkëmbinjve Fremont Street Experience.
Mistere të monolitëve janë raportuar në Utah e Kaliforni në 2020.
Asokohe një objekt i njëjtë u gjet dhe në një kodër në Rumani në Evropën Lindore, i cili u zhduk disa ditë pasi u bë publik në media.
Rrjeti Sky, thotë se një grup anonim artistësh të quajtur ‘The Most Famous Artist’ ka marrë përgjegjësinë për monolitët në Utah e Kaliforni, por asgjë nuk është konfirmuar, shkruan rrjeti britanik The Sun.
AlbaniaWeb.net