Një nga më të kritikuarit te Kombëtarja, Hysaj: Doja të tregoja veten time, jap maksimumin për Shqipërinë
Një nga më të kritikuarit te Kombëtarja, Elsi Hysaj tha pas barazimit 2-2 me Kroacinë se ky rezultat qëndron mirë.
“Ndeshja sot tregoi që mund të fitonim, por edhe barazimi nuk është keq. Pas gjithë asaj që ndodhi duhet të reagoja e të tregoja veten time. Këtu vij për të dhënë maksimumin. Falenderoj tifozët që më mbështetën. Jam krenar që jam shqiptar.
Me Spanjën duhet ta provojmë, të mos dalim nga këto ndeshje me frikën që nuk dhamë 100%. Të japim maksimumin e të shohim ç’do të ndodhi”, tha Hysaj.
(J.S/)