Pas 20 vitesh, ndeshja Kroaci – Shqipëri hyn në librat e rekordeve
Ndeshja Kroaci-Shqipëria e cila përfundoi me rezultatin 2-2, ka hyrë në rekordet dhe librat e historisë. Rekordi u vendos sa i përket tentativave për të shënuar.
Sipas statistikave të kompanisë britanike analitike sportive, OPTA, sfida e sotme kishte regjistruar 17 tentativa në kuadrat nga të dy skuadrat bashkë. Që kur kjo statistikë kishte filluar të regjistrohej në vitin 1980, sipas saj vetëm një ndeshje tjetër në fazën në grupe ia kalonte duelit të sotëm të kuqezinjve.
Bëhet fjalë për ndeshjen në fazën në grupe të Euro 2004, kur u ndeshën Kroacia me Anglinë dhe ku u regjistruan plot 22 goditje në katërkëndor nga skuadrat.
Kombëtarja kuqezi arriti të merrte një pikë nga barazimi kundër Kroacisë, dhe tashmë do të përballet me Spanjë më 24 qershor.