Tue, Nov 26, 2024

“Sjellje skandaloze”/ Analisti për reagimet e Kurtit: Mosmirënjohje ndaj SHBA dhe BE

  • PublishedJune 19, 2024

Analisti Adri Nurellari deklaroi në “Top Story” se Albin Kurti me reagimet e bëra është treguar mosmirënjohëse me SHBA-në dhe BE-në.

Ndër të tjera Nurellari e quan sjelljen e kryeministrit të Kosovës skandaloze.

“Në Kosovë është instaluar një lloj mode e mosmirënjohjes ndaj SHBA-së dhe BE-së. Është një sjellje skandaloze, kemi arritur deri atje sa Kurti e ka quajtur Blinkenin naiv.

Kjo sjellje e Kurtit nuk është vetëm ndaj SHBA por edhe të tjerëve që nuk mendojnë si ai”, tha ai.



AlbaniaWeb.net