Fri, Nov 29, 2024

Telashe të tjera për Tayna-n, njoftimi i papritur i reperes: Nuk ishte në dorën time

  • PublishedJune 19, 2024

Telashet nuk po marrin fund për Taynën e cila ka nisur një betejë me ish-menaxherin e saj, Rinor Hykollin. Tayna ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se është anuluar pjesëmarrja e saj në Alba Festival.

Ylli i skenës muzikore shqiptare ka thënë se kjo gjë ‘nuk ishte në dorën e saj’.

“Pjesëmarrja ime në “Alba Festival” aulohet. U kërkoj falje fansave të mi, por nuk ishte në dorën time’

Mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për ndonjë bllokadë apo kanë qenë shkaqe të tjera ato që ia kanë bërë të pamundur pjesëmarrjen në minutë të fundit.

Kujtojmë se projekti më i ri i saj, u bllokua nga ish-menaxheri Hykolli në Youtube. Pas disa replikave të forta publike përmes postimeve në rrjetet sociale mes të dyve, kënga u zhduk nga Youtube.

Tayna ka paralajmëruar se këtë çështje do ta ndjekë në rrugë ligjore.