Freski dhe Energji – 5 Vajrat më të Mirë Esencialë për Stinën e Verës
Përfitoni më të mirën nga të gjitha, deri në pikën e fundit.
Lavanda, Rozmarina, Çaji i Gjelbër, Kamomili dhe Limoni falë esencës së tyre të vajit çlirojnë vlera të larta, dobiprurëse.
Këto janë pesë vajrat më të mirë esencialë për stinën e verës që po vjen.
Për të qendruar të freskët, mendje gjallëruar, plot energji duke sfiduar temperaturat e larta, stresin e pickimet nga insektet gjithashtu.
Më poshtë një guidë e vlefshme e AgroWeb.org për t’i mbijetuar stinës së nxehtë.
1. Vaji i Lavandës
Ripërtëritës për të gjitha tipet e lëkurës, lehtëson irritimet dhe plagët, redukton aknet, përmirëson ekzemat.
Zbut ankthin dhe stresin duke i zëvendësuar me shlodhje. Me përmbajtjen e fuqishme të antioksidantëve ndihmon në zvogëlimin e plakjes, hap poret duke i dhënë lëkurës freski dhe jetë.
Është i mrekullueshëm në lehtësimin e dhimbjeve të kokës, qetësimin e nervave dhe përmirësimin e gjumit.
E njohur për përdorimin e saj si aromë terapie edhe në ambjentet e shtëpisë, kjo esencë dhuron pozitivitet në mendje duke çliruar ndjesinë e rehatisë.
2. Vaji i Rozmarinës
Një tonik fantastik me shumë përdorime. Gjallëron mendjen dhe shpirtin.
I duhuri për bukurinë e fytyrës. Është antiseptiku natyral për të larguar mikrobet dhe pastruar plagët.
Një përdorues shumë i mirë në sallatat verore, kryesore ato të gjelbra. Stimulon urinë dhe njëkohësisht ndihmon në sistemin e tretjes, lehtëson dhimbjen e stomakut.
Është një vlerë e shtuar që stimulon forcimin e imunitetit, shëndetin e gojës, qarkullimin e gjakut si dhe shërben si detoksifikues për mëlçinë.
3. Vaji nga Çaji i Gjelbër
Dhuron plot dobi për lëkurën, organizmin dhe mendjen. Është fantastik nëse përdoret si deodorant natyral dhe si pastrues tonik për fytyrën.
Cilësohet si shëruesi i bekuar për të gjitha llojet e infeksioneve, sidomos ato virale. Lehtëson skuqjen e lëkurës, ripërtërin dëmtimet e saj. Vret mikrobet dhe largon insektet. Ideal për masazhe gjatë verës.
Çliron freski si ajër i pastër.
4. Vaji i Limonit
I shkëlqyer në mbrojtjen e lëkurës, nxit humorin e mirë, rrit përqendrimin dhe kthjelltësinë e të menduarit.
Kryen një punë të shkëlqyer në largimin e insekteve. Ofron shumë vlera terapeutike për njeriun. Është një antioksidant i fuqishëm.
Vaji i limonit lufton njollat që lënë pas plagët, por edhe parazitet është një nga pastruesit më të mirë të lëkurës që egzistojnë.
Largon papastërtitë, qelizat e vdekura dhe toksinat që mund të penetrojnë në lëkurë.
5. Vaji i Kamomilit
Shumë i vyer për tu përdorur në stinën e Verës. Vaji i butë që qetëson nervat, mban të lëmuar e të freskët lëkurën.
Zbut irritimet nga pickimet e insekteve. Një hidratues natyral.
Trajton dhe shërben çdo problem me lëkurën, minimizon rrudhat dhe është fantastik në zhdukjen e rrathëve të zinj poshtë syve.
Ka vlera të shumëfishta edhe në hidratimin e flokëve, duke u ofruar atyre shkëlqim dhe butësi./AgroWeb.org