Spanja mundi Italinë, sa shanse ka Shqipëria për kualifikimin në fazën tjetër? Analiza në “Top Arena”
Spanja mundi sonte Italinë, falë një autogoli ‘të dhuruar’ nga Calafiori, duke u ngjitur në krye të grupit B, ku bëjmë pjesë edhe ne.
Por, sa janë shanset për Kombëtaren shqiptare, për kualifikim në fazën tjetër? Sipas ish-arbitrit Lorenc Jemini, duhet që Kroacia të mundë Italinë dhe Shqipërinë të fitojë ndaj Spanjës, për të shpresuar për më tej.
“Mund të jetë një kombinim që Kroacia të fitojë me Italinë dhe nëse impenjimi i Spanjës nuk do të jetë maksimal, mund të kemi shpresë. Por, duhet të bëjmë pikët tona. Nëse Italia fiton me Kroacinë, në çdo rast jemi jashtë. Ka dhe vende të treta më të mira. Skenar i vështirë është”, tha Jemini.
AlbaniaWeb.net