Sat, Nov 23, 2024

Çfarë Të Bëni Kur Keni Ngrënë Ushqim Pikant Ose Të Nxehtë?

  • PublishedJune 21, 2024

Të gjithë mund të keni provuar ndjesinë që një ushqim pikant lë në gjuhën tonë. Kjo na bën që të mos shijojmë si më parë produktet që konsumojmë, të paktën derisa ndjesia e djegies të largohet.

Sipas “Bright Side” ekzistojnë disa mënyra natyrale që ju ndihmojnë të freskoheni pasi keni konsumuar diçka shumë të nxehtë, ose pasi keni ngrënë diçka pikante.

Shpëlajeni gjuhën me një përzierje ​​të kripur

Shpëlajeni gjuhën me një përzierje të ftohtë me ujë të kripur për të lehtësuar ndjesinë e djegies.

Zhysni gjuhën në një gotë me qumësht

Qumështi mund t’ju ndihmojë të lehtësoni dhimbjen shpejt. Zhysni gjuhën në qumësht të ftohtë dhe prisni për ca kohë derisa të ndiheni më mirë. Ju mund ta përsërisni këtë procedurë derisa të qetësoheni

Aplikoni mjaltë në zonën e djegur dhe mos e gëlltisni për ca kohë

Mjalti jo vetëm që ka një efekt qetësues, por gjithashtu ka një shije të këndshme. Ky produkt është një shërues i provuar shkencërisht për djegiet. Nëse nuk jeni alergjik ndaj produkteve të mjaltit, ky ilaç mund të bëhet një nga të preferuarit tuaj. Merrni një lugë mjaltë dhe lyeni gjuhën me një shtresë të trashë. Lëreni të qëndrojë aty për aq kohë sa të mundeni që të përfitoni prej tij.

Shtrydhni lëngun nga një bimë aloe vera

Aloe është një shërues natyral që rekomandohet për trajtimin e plagëve të djegieve të shkallës së parë dhe të dytë. Mund të zvogëlojë ndjeshëm kohën e shërimit të djegieve dhe t’ju japë efekt që nga aplikimi i parë. Thjesht shtrydhni lëngun e aloes mbi gjuhën tuaj dhe lëreni për pak sekonda./Burimi:Panorama