Roberto Baggio pasi ra pre e grabitjes: Jemi mirë, duhet të kapërcejmë frikën
Momente frike për Roberto Baggio dhe familjen e tij. Siç raporton Corriere del Veneto, fituesi i Topit të Artë të vitit 1993 dhe familja e tij ishin viktima të një grabitjeje të dhunshme mbrëmjen e djeshme teksa po shijonin Spanjë-Itali, ndeshje e vlefshme për xhiron e dytë të Grupit B të Kampionatit Evropian në Gjermani. Pak më parë, Baggio ka bërë një postim në rrjetet sociale.
“Si fillim, unë dhe familja ime dëshirojmë t’i falënderojmë të gjithë për dashurinë e madhe që kemi marrë. Faleminderit nga zemra.
Në rrethana të tillë mund të ndodhë çdo gjë, por për fat të mirë dhuna që pësova më shkaktoi vetëm disa qepje, por edhe shumë frikë. Frikë që duhet ta kapërcejmë dhe lëmë pas” – tha ai.
(J.S/)