Tifozët pranë kombëtares, marrin autografe dhe bëjnë foto me lojtarët e Shqipërisë
Shqipëria po përgatitet për ndeshjen e fundit të grupeve në Europian, teksa të hënën do të masë forcat me Spanjën. Tifozët kuqezi kanë qenë bashkë-udhëtarë të skuadrës, në këtë rrugëtim të kombëtares në kompeticionin më të rëndësishëm për shtete në Europë.
Mbështetësit e përfaqësues janë çdo ditë pranë skuadrës, teksa siç shihet, kanë marrë autografe dhe kanë bërë foto me futbollistët. Ekipi i Sylvinhos zbret në fushë të hënën.
(J.S/)