Agim Doçi në luftë për jetën, pëson hemoragji cerebrale në tru
Një poet dhe autor këngësh shumë i njohur shqiptar, Agim Doçi ka pësuar hemorragji cerebrale.
Ai është paraqitur mëngjesin e sotëm në Shërbimin e Neurologjisë në QSUT dhe është shtruar menjëherë në reanimacion por gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Poeti ka pësuar infarkt në tru dhe duke qenë se nuk është hera e parë, gjendja shëndetësore është e rëndë.
Ndihma e parë i është dhënë menjëherë sapo ai ka mbërritur me urgjencë në spital. Mbetet veç të presim dhe urojmë që ai ta fitojë këtë betejë të vështirë.