Sat, Nov 30, 2024

EURO 2024 / Prag-Spanja, Kombëtarja në seancën e radhës stërvitore në Kaiserau

  • PublishedJune 22, 2024

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar këtë të shtunë seancën e radhës stërvitore në kampin bazë kuqezi në Kaiserau në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e tretë të grupit ndaj Spanjës në Euro 2024.

I gjithë grupi u stërvit i plotë nën urdhrat e trajnerit Sylvinho dhe stafit teknik, teksa vetëm mbrojtësi Enea Mihaj u stërvit veçmas për shkak të lodhjes muskulore. Gjithsesi, mbrojtësi do të stërvitet me grupin nesër dhe do të jetë në dispozicion për ndeshjen me Spanjën.

Sakaq, kuqezinjtë do të zhvillojnë nesër (e diel) seancën zyrtare stërvitore para ndeshjes po në Kaiserau, duke nisur nga ora 15:30, ndërkohë që konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo dhe kapitenit Berat Gjimishiti do të zhvillohet në stadiumin e ndeshjes, në Dyseldorf në ora 18:45.

Ndeshja e tretë e Grupit B të Euro 2024, Shqipëri-Spanjë do të luhet më datë 24 qershor në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” të Dyseldorfit duke nisur nga ora 21:00. /FSHF

Pamje nga stërvitja: