Wed, Nov 27, 2024

Fundjava në plazh, automjetet krijojnë trafik të rënduar në qytetin e Vlorës

  • PublishedJune 22, 2024

Trafik i rënduar në Vlorë këtë të shtunë, me automjetet që kanë bllokuar akset kryesore të qytetit.

Hyrja e qytetit, transballkanikja, zona e Skelës, Lungomare dhe zona në Radhim janë bllokuar, me automjetet që kanë mbetur të palëvizura për disa minuta.

Kjo gjë duket se ka ardhur për shkak të ditëve të nxehta në të gjithë vendin, me pushuesit që kanë zgjedhur plazhet e Vlorës dhe ato më në jug të Shqipërisë për t’u freskuar.



AlbaniaWeb.net