“Mendoj se do vdesim”/ Digjet shtëpia e Taylor Swift, artistja në panik
Apartamenti luksoz i Taylor Swift me vlerë 50 milionë dollarë në Nju Jork për pak sa nuk mori flakë. Këngëtarja e cila ndodhej në shtëpi me shoqen dhe kolegen e saj Gracie Abrams tentoi të shuante zjarrin.
“Çfarë të bëj për këtë tani?”- pyet Taylor teksa ecën përreth kuzhinës së saj duke mbajtur një fikësen e zjarrit që nuk di ta përdorë.
“A duhet ta pres këtë me thikë? Mendoj se do të vdesim”-thotë Swift.
Ndërsa Swift drejtoi fikësen e zjarrit nga flakët dhe përpiqej t’i shuante, shoqja e saj e nxiti atë që tq largohej.
Swift e frustruar tha: “Kaletat tona janë shkatërruar. Dhe këpucët e mia. Dhe e gjithë dhoma, mendoj.”