Fri, Nov 29, 2024

Rotacion masiv te Spanja, De La Fuente provon lojtarë ndaj Shqipërisë

  • PublishedJune 22, 2024

Spanja do të përballet me Shqipërinë të hënën në orën 21.00, në ndeshjen e vlefshme për Europianin. Nëse për kuqezinjtë ky takim vlen kualifikimin, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për iberikët, të cilët kryesojnë me 6 pikë dhe vijnë si ekip i kualifikuar.

Në këto kushte, trajneri i iberikëve, De La Fuente do të bëjë rotacion. Nuk do e nisin nga minuta e parë Carvajal, Le Normand, Cucurella, Fabián, Nico, Pedri, Lamine dhe Morata, ndërsa dihet që Rodri mungon për shkak kartonësh.  Me gjasë, Spanja do t’i japë mundësi lojtarëve si  David Raya, Remiro; Navas, Vivian, Laporte apo Nacho, Grimaldo; Zubimendi, Merino; Ferran, Baena e Oyarzabal.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho synojnë që në këtë takim të dalin me rezultat pozitiv, në mënyrë që të shpresojnë deri ne fund per kualifikimit. Sfida do mbahet në Dusseldorf.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net