Mon, Nov 25, 2024

Izraeli, luftë dhe në Liban/ Hezbolla qëllon qytetet izraelite, ushtria përgjigjet! Izraeli kërkon armë në SHBA

  • PublishedJune 23, 2024

Grupi militant Hezbollah i Libanit tha të dielën se kishte shënjestruar dy pozicione ushtarake në veri të Izraelit me një dron të armatosur në përgjigje të vrasjes së një komandanti islamik.

Izraeli dhe grupi i fuqishëm i mbështetur nga Irani, një aleat i Hamasit, kanë shkëmbyer zjarr pothuajse çdo ditë ndërkufitare që nga shpërthimi i luftës në Gaza më 7 tetor.

Të shtunën, grupi Jamaa Islamiya njoftoi vdekjen e një prej komandantëve të tij, Ayman Ghotmeh, duke thënë se ai u vra “në një sulm të pabesë sionist” në Khiara në zonën lindore Bekaa të Libanit.

Izraeli konfirmoi se kishte kryer sulmin, duke thënë se Ghotmeh ishte përgjegjës për furnizimin e Forcave Fajr, krahut të armatosur të Jamaa Islamiya dhe Hamasit me armë në zonë. Hezbollah të dielën tha se luftëtarët e tij filluan një sulm “me një dron sulmi”. Dhuna ndërkufitare ka vrarë të paktën 480 njerëz në Liban, shumica prej tyre luftëtarë, por edhe 93 civilë, sipas një raporti të AFP.

Autoritetet izraelite thonë se të paktën 15 ushtarë dhe 11 civilë janë vrarë në veri të vendit. Ndërkohë izraeli që po përballet në disa fronte me luftë, është në kërkim të armëve, ndërsa amerikanët, aleatët e mëdhenj të izraelit kanë ulur furnizimet.

Netanjahu mblodhi kabinetin qeveritar për këtë çështje. Ulja e furnizimeve ka ardhur për shkak se Izraeli nuk ka ndjekur këshillën e amerikanëve. Ndërkohë ministri i Mbrojtjes së Izraelit do shkojë në Washington.

“Sonte do të nisem për në Shtetet e Bashkuara, me ftesë të Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA Lloyd Austin. Gjatë këtyre takimeve unë planifikoj të diskutoj zhvillimet në Gaza dhe Liban. Ne jemi të përgatitur për çdo veprim që mund të kërkohet në Gaza, Liban, dhe në zona të tjera. “Tranzicioni në ‘Fazën C’ në Gaza ka një rëndësi të madhe. Unë do ta diskutoj këtë tranzicion me zyrtarët amerikanë, duke prekur se si mund të mundësojë gjëra shtesë dhe e di që do të arrijmë bashkëpunim të ngushtë me SHBA edhe për këtë çështje”.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të dielën se një mosmarrëveshje me Shtetet e Bashkuara mbi vonesat e armëve në lidhje me luftën në Gaza do të zgjidhet së shpejti, mes tensioneve të ndezura mes aleatëve. Ai tha se zyrtarët e lartë izraelitë lobuan te homologët e tyre amerikanë në “nivelet më të larta… në të gjitha nivelet” për dërgesa më të shpejta të armëve.

Netanyahu nervozoi Uashingtonin me një deklaratë video në fillim të kësaj jave, duke e akuzuar atë për “mbajtjen e armëve dhe municioneve për Izraelin”. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se nuk ishin në dijeni se çfarë po i referohej Netanyahu.

Ndërkohë situata në bregun perëndimor nuk është e qetë, Trupat e IDF-së po veprojnë aktualisht në zonën e Qalqilya pasi një civil izraelit u shpall i vdekur, menjëherë pasi u gjet i qëlluar në zonë”, tha ushtria në një deklaratë. Të premten, autoritetet izraelite dhe palestineze thanë se të paktën dy palestinezë u vranë në një operacion izraelit në qytet.



AlbaniaWeb.net