Thu, Nov 28, 2024

Po favorizohen ekipet e mëdha… – Balkanweb.com – News24

  • PublishedJune 23, 2024

Hungaria përballet me Skocinë mbrëmjen e sotme, në ndeshjen e fundit në grupin A, ndërsa ekipi i drejtuar nga Marco Rossi, ndodhet në vendin e fundit me 0 pikë, pas dy humbjeve të pësuara, një me Zvicrën dhe tjetra me Gjermaninë.

Shpresat që Hungaria të vijojë rrugëtimin në Euro2024 varen nga ndeshja me Skocinë, ku nëse fitojnë duhet të shpresojnë që të kualifikohen më tej, si vendi i 3-të, por gjithçka varet nga grupet e tjera. “Nuk ka alternativë për ne përveç fitores nëse duam të përparojmë”, tha Rossi.

Por, tekniku i Hungarisë, Rossi, ngre dyshime se po favorizohen skuadrat e mëdha.

Ai u pyet se çfarë priste nga Facundo Tello, dhe iu referua asaj që ai beson se është favorizimi i kombeve më të mëdha në Euro 2024, sipas The Guardian.

“Unë pres atë që kam pritur gjithmonë nga të gjithë zyrtarët e ndeshjes: që ata të jenë të qëndrueshëm nga minuta e parë në të fundit”, tha italiani.

“Fatkeqësisht arbitri holandez nuk e bëri këtë në ndeshjen tonë kundër Gjermanisë. Kjo është. Unë nuk jam duke kërkuar justifikime. Arbitri duhej të kishte ndalur lojën për atë që unë mendoj se ishte një faull flagrant para golit të parë. Gjermania ndoshta do të kishte fituar sepse shënoi një tjetër gol në pjesën e dytë, por çështja është aftësia në një turne si ky, veçanërisht kur keni VAR. Prestigji i një ekipi nuk duhet të hyjë në të. Ne ose Gjeorgjia duhet të mbrohen njësoj si Gjermania, Anglia apo Italia”, tha ai.

AlbaniaWeb.net