Renditja e vendeve të 3-ta, ç’i duhet tani Shqipërisë për t’u kualifikuar nga grupi
Hungaria arriti të mposhte me rezultatin 0-1 Skocinë, duke i rrëmbyer kështu dhe vendin e tretë në Grupin A.
Kështu shanset për Shqipërinë sa vijnë e bëhen më të vështira për t’u kualifikuar.
Tashmë dhe një barazim me Spanjën, nuk do ta vendosë Shqipërinë në të tretat më të mira, vetëm nëse Anglia mund me dy ose më shumë gola diferencë Slloveninë, Serbia të mundet nga Danimarka dhe Çekia me Gjeorgjinë të munden nga Turqia dhe Portugalia.
Nga ana tjetër, një fitore me Spanjën, atëherë Shqipëria mund të ngjitet dhe në vendin e dytë nëse Italia mundet nga Kroacia, por edhe një nga të tretat më të mira.
Si kualifikohet Shqipëria:
-Barazim me Spanjën: Humbje e Sllovenisë me dy ose më shumë gola nga Anglia; Disfatë e Serbisë nga Danimarka; Humbje e Çekisë përballë Turqisë; Humbje e Gjeorgjisë me Portugalinë.
-Fitore me Spanjën: Disfatë/Barazim i Sllovenisë; Disfatë/Barazim i Çekisë; Disfatë/Barazim; i Gjeorgjisë.
-Humbje me Spanjën: Shqipëria eliminohet.