Rregullat në Gjermani i vijnë në “ndihmë” Shqipërisë, Yamal mund të mungojë kundër kuqezinjve prej… moshës
Spanja është kualifikuar si e para në Grupin B, teksa ditën e nesërme do të ndeshet me Shqipërinë në Dyseldorf për të mbyllur dhe fazën në grupe.
Por duket se një rregull i rreptë i Gjermanisë mund t’i vijë në “ndihmë” skuadrës shqiptare, pasi një dilemë është ngritur për Lamine Yamal.
Sulmuesi spanjoll ka shkëlqyer në dy takimet e para, por në të tretën nuk dihet a do të jetë titullar ose jo.
Në Gjermani, moshat nën 18 vjeç, qofshin gjermanë apo të huaj, nuk lejohen të punojnë pas orës 20:00 për t’i mbrojtur ata në vendin e punës.
BILD nëpërmjet Cadena Cope deklaron se ka përjashtime që sportistët të luajnë deri në orën 23:00, por kjo përfshin dushet dhe plotësimin e detyrimeve mediatike.
Spanja mund të shkelë ligjin gjerman nëse Yamal luan ndeshjen e plotë kundër Shqipërisë dhe mund të gjobitet me 30 mijë euro nëse autoritetet gjermane vendosin të ndërmarrin veprime.
AlbaniaWeb.net