Fri, Nov 29, 2024

Kush është Lamin Yamal? Bekimi dhe telashi i Spanjës këtë ‘Euro 2024’

  • PublishedJune 24, 2024

Një problem me moshën e Lamin Yamal duket se ka lindur për Spanjën. Edhe pse 16 vjeç, Lamin Yamal është një nga protagonistët e Euro 2024 , që po mbahet aktualisht në Gjermani. Mosha e Yamal padyshim që u bën përshtypje të gjithëve, por ka mundësi që ajo t’i shkaktojë telashe Spanjës. Dhe kjo pasi në Gjermani ekziston një ligj që ndalon çdo të mitur të punojë pas orës 20:00 pa pëlqimin e prindërve.

Natyrisht, për sportistët e mitur ka një veçori që i lejon në kushte të garojnë deri në orën 23:00. Për Yamal deri më tani nuk ka pasur asnjë problem.

Në ndeshjen kundër Italisë ai u zëvendësua në të 70′ (ndeshja përfundoi pak para orës 23:00 me orën lokale gjermane). Megjithatë, tani e tutje, gjërat fillojnë të bëhen të vështira për Yamal. Kjo pasi në ndeshjet e radhës mund të ketë kohë shtesë, që do të shtyjnë përfundimin e ndeshjeve pas orës 23:00.

Sipas ligjit gjerman, Spanja do të duhet t’i paguajë shtetit gjerman një gjobë prej 30 mijë eurosh – për çdo lojë, në rast se Yamal … “punon” pas orës 23:00. Dhe Gjermania nuk është vend që fal në zbatimin e ligjit, edhe nëse bëhet fjalë për Federatën Spanjolle Futbollit…