Debati te “Top Arena”/ E konfirmon mjeku i Kombëtares, drejtuesit e FSHF-së zbritën nga zona VIP, trajneri dhe lojtarët si pasagjerë të thjeshtë
Një debat ndodhi në “Top Arena” mes gazetarit Jetmir Halilaj dhe mjekut të Kombëtares, Ilvi Begolli. Ata debatuan për faktin se përse drejtuesit e FSHF-së zbritën nga zona VIP në aeroportin e Tiranës, ndërsa lojtarët dhe Sylvinho me stafin e tij si pasagjerë të thjeshtë.
Halialaj: Një pyetje kam.
Begolli: Dhe unë tre gjëra kam për të thënë.
Halilaj: Më lër të bëj këtë pyetje njëherë.
Begolli: Në rregull, bëje.
Halilaj: FSHF doli nga zona VIP në aeroport, ndërsa futbollistët dhe trajneri nga dalja normale, nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme, por pse kur ikën i përcollën me ceremoni dhe kur erdhën jo?!
Begolli: Po, është e vërtetë.
Manushi: Nëse kjo është e vërtetë, është shumë e rëndë!
AlbaniaWeb.net