Mesfushori kuqezi: Dy herë në Europian kulmi i karrierës, kjo kombëtare me të ardhme
Mesfushori me eksperiencë, Amir Abrashi ishte një nga befasitë e trajnerit Sylvinho në këtë Europian. Gjithsesi, pavarësisht grumbullimit, Abrashi nuk u aktivizua nga tekniku kuqezi në Europian. 34-vjeçari, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se e ardhmja është e sigurt.
“Përfundon një aventurë e jashtëzakonshme në Euro 2024. Për mua si futbollist të jem në dy evropiane me Shqipërinë është kulmi i karrierës dhe gjithmonë kam qenë i gatshëm për Kombëtaren, sa herë që atdheu ka nevojë për mua. Shqipëria i tregoj të gjithëve se ka të ardhme të ndritshme, tifozët tanë i treguan gjithë botës se janë më të mirët. Faleminderit për përkrahjen masive, forca Shqipëri”, shkruan Abrashi, i cili ka luajtur në dy Europian me Shqipërinë.
(J.S/)