Mon, Nov 25, 2024

Mori fund drama, ja kur do të publikohet podcasti i shumëpritur nga Afrona e Blero

  • PublishedJune 25, 2024

Më në fund do publikohet Podcasti i Afrona Dikës me Blero Muharremin, i cili bëri bujë në mediat rozë, kjo pasi ishte dalja e tyre e parë publike pas divorcit. Ish-çifti u shfaq duke qarë te pyetja se përse mori fund martesa e tyre.

Por, pas shfaqjes së saj ka pasur reagime të shumta ku nuk mungoi as nga vetë këngëtari i cili tha në intervista të ndryshme se duhej dhënë një sqarim për publikun.

Kjo bëri që podcasti i paralajmëruar të mos publikohej… deri më tani.

Blogerja ka publikuar një intro më të gjatë, duke zbuluar se sonte në ora 18:00 do të publikohet podcasti i shumëpritur.

Ja një pjesë nga rrëfimi i ish-çiftit: