Sun, Nov 24, 2024

Notat e Kombëtares sipas “Sofa Score”, ky është futbollisti më i vlerësuar

  • PublishedJune 25, 2024

Shqipëria u mposht mbrëmë me rezultatin 1-0 ndaj Spanjës në ndeshjen e fundit të Grupit B, duke ndërprerë këtu aventurën Europiane. Pavarësisht përpjekjeve, kuqezinjtë e Sylvinho-s, nuk arritën të rrëmbenin një barazim që do t’i mbante në lojë për t’u kualifikuar për më tej.

Ndërkohë në fund të sfidës, kuqezinjtë u vlerësuan me notën 6.87 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.

Në vlerësimin e kësaj faqeje, në krye të listës qëndron Kristjan Asllani me notën 7.63, ndërkohë më pak i vlerësuari rezulton Bajrami me notën 6.2.